Suharekë, vdes pasi goditet nga rimorkio
Një vdekje aksidentale është shënuar në qytetin e Suharekës. Viktima përderisa po drejtonte një traktor ka humbur kontrollin e tij, ka kërcyer dhe është goditur nga rimorkio.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të rënda, të cilave nuk ka mundur t’i përballojë, me ç’rast ka gjetur edhe vdekjen.
“Viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar traktorin, humb kontrollin e traktorit, kërcen nga ai dhe goditet nga rimorkio. Si pasojë i njëjti pëson lëndime të rënda trupore, ku me pas vdesë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./FaktePlus