Suharekë, konfiskohen letra bixhozi dhe 1790 euro
Një i dyshuar nga Suhareka dje është shoqëruar në stacion policor, pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit.
Si prova materiale janë konfiskuar disa zhetona, letra bixhozi, një telefon mobil dhe 1790 euro para të gatshme.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.