Suedia shënon rekord të rasteve ditore me COVID-19
Suedia, e cila ka shmangur bllokimet gjatë gjithë pandemisë me Covid-19, regjistroi të enjten 2,820 raste të reja me koronavirus, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë, treguan statistikat e agjencisë shëndetësore, raporton Reuters.
Rritja krahasohet me një rekord të mëparshëm të vendosur vetëm një ditë më parë, një shifër që arriti në mbi 2,400 raste. Agjencia shëndetësore ka thënë që kulmi gjatë pranverës ka mbërritur shumë më lartë por nuk është regjistruar për shkak të mungesës së testimit në atë kohë.
Agjencia shëndetësore gjithashtu shtrëngoi rekomandimet e pandemisë për tre rajone shtesë, duke përfshirë qytetet më të mëdha të Suedisë Stockholm dhe Gothenburg.
Suedia regjistroi shtatë vdekje të tjera, duke e çuar gjithsejtë numrin në 5,934.
Shkalla e vdekjes është disa herë më e lartë se fqinjët nordikë, por më e ulët se disa vende më të mëdha evropiane, të tilla si Spanja dhe Britania e Madhe.