Suarez i emocionuar largohet nga Barcelona
Sulmuesi Luis Suarez është parë i mërzitur pas largimit nga Barcelona.
Ai tashmë raportohet se është rrugës drejt Madridit aty ku do t’i bashkohet skuadrës Atletico Madrid.
33 vjeçari është pjesë e Barçës që nga viti 2014 kur ishte transferuar nga Liverpooli.
Gjatë kësaj periudhe, ai ka zhvilluar afro 200 ndeshje. Ndërsa, 147 është numri i golave të shënuar në fanellën katalunase.
Për shërbimet e tij kanë qenë të interesuar edhe Juventusi, por sulmuesi ka zgjedhur të mbetet në Spanjë.
🚨 IMAGEN #Golazo 🚨
⚠️ @LuisSuarez9 se EMOCIONA a su salida de la ciudad deportiva del @FCBarcelona_es
💣 Todas las imágenes a las 14h en @Gol pic.twitter.com/jDANCvZRiG
— El Golazo de Gol (@ElGolazoDeGol) September 23, 2020