Studimi në ShBA: Personat e infektuar pas vaksinimit fitojnë “super imunitet”
Ata që janë prekur nga COVID-19 pas vaksinimit të plotë, mund të fitojnë “super imunitet” nga infektimet e tjera. Në këtë përfundim arrin një studim i ri, i cili krahason 26 pjesëtarë të vaksinuar të stafi në “Oregon Health & Science University” të cilët ishin infektuar pas vaksinimit, me persona të vaksinuar por që nuk ishin infektuar me koronavirus.
Te grupi i parë u vërejt rritje drastike e antitrupave.
“Rritja ishte e konsiderueshme, deri në 1000 e 2000%. Bëhet fjalë për një imunitet shumë të lartë, gati “super imunitet”, tha Fikadu Tafesse, profesor i imunologjisë.
Ndërsa, një tjetër studim i universitetit të Kolumbias, zbuloi se pacientet të cilët kishin marrë një dozë përforcuese të vaksinës së Pfizer ose Modernës kishin 6,5 herë më pak antitrupa neutralizues ndaj Omicron se sa për virusin origjinal, çka sugjeron se vetëm dozat e treta nuk do të mjaftojnë për t’u mbrojtur nga varianti me ngjitës.
“Studimi tregon se vaksinat na ofrojnë imunitetin e nevojshëm për atë që vjen më pas, por askush nuk duhet të kërkojë të infektohet qëllimisht me Covid-19. Ne nuk mund ta parashikojmë se kush do të sëmuret rëndë. Ndërsa ofrojnë mbrojte të konsiderueshme nga sëmundja e rëndë, vaksinat duket se nuk janë shumë të efektshme në parandalimin e infektimit nga Omicron. Mbrojtja e vaksinës së Pfizer ka rënë nga 87 në 43 për qind, ndërsa ajo e modernes në 58 për qind. Vaksinat e tjera, përfshirë Johnson and Johnson dhe ato kineze, thuajse nuk mbrojnë aspak nga infektimi.“