Studentja shqiptare e ardhur nga Kina, shtrohet në spital
Një studente shqiptare e cila u kthye nga Kina pas përhapjes së koronavirusit aty është shtruar në Repartin Infektiv.
Mjekët pas ekzaminimit kanë bërë me dije për News 24 se studentja shqiptare ka grip të thjeshtë dhe nuk ka koronavirus apo shenja të saj.
Studentja do të dalë shumë shpejt nga spitali dhe nuk ka dyshime se ajo ka koronavirus dhe të përbëjë rrezik për qytetarët shqiptarë.
Në Shqipëri nuk ka ende asnjë rast të dyshuar me koronavirusin deri ditën e sotme.