Studentët e KEDS Academy drejt një rrugëtimi të ri
Studentët e gjeneratës së tetë të KEDS Academy filluan zyrtarisht pjesën e internshipit në KEDS KESCO.
Grupi prej 60 pjesëmarrësve të këtij edicioni tashmë kanë përfunduar pjesën e ligjëratave dhe atë të praktikës dhe janë sistemuar nëpër departamente të ndryshme të KEDS, në të gjitha distriktet e Kosovës.
Ata po fitojnë eksperienca të reja nga ekspertët e KEDS-it dhe përgatiten për tregun e punës.
KEDS dhe njëherë po dëshmon përkushtimin për edukimin dhe ngritjen profesionale të të rinjve kosovarë!
Studentëve tanë ju urojmë punë të mbarë!