Stoltenberg: Siguria e Evropës është në rrezik, Rusia ka dy zgjidhje
Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se Evropa është në rrezik pas vendosjes së qindra mijëra trupave ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën.
“Ky është një moment i rrezikshëm për sigurinë e Evropës”, ka thënë Stoltenberg.
“Numri i forcave ruse po rritet. Koha e paralajmërimit për një sulm të mundshëm po zvogëlohet. Rusia ose mund të vendosë për një zgjidhje diplomatike, dhe ne jemi gati të ulemi e të bisedojmë, por nëse ata zgjedhin konfrontimin, ata do të paguajnë një çmim më të lartë”, deklaroi Stoltenberg.
Ai ka deklaruar se do të ketë sanksione ekonomike ndaj Rusisë nëse e pushton Ukrainën dhe se NATO-ja do ta shtojë prezencën e saj në pjesën lindore.