Stoltenberg: NATO nuk ka plane të dërgojë trupa në Ukrainë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg në deklaratën e tij të fundit ka përjashtuar mundësinë dërgimin e trupave ushtarakë të NATO-s në Ukrainë.
Në një intervistë për mediat ai është shprehur se Aleanca nuk ka plane të vendosë trupa luftarake në Ukrainë, një vend jo anëtar i NATO-s, në rast të një pushtimi rus.
Mirëpo, ai është shprehur se nuk kanë plane për të vendosur trupa luftarake në Ukrainë.
“Ne nuk kemi plane për të vendosur trupa luftarake në Ukrainë; ne jemi duke u fokusuar në ofrimin e mbështetjes. Ka një ndryshim midis të qenit anëtar i NATO-s dhe të qenit një partner i fortë dhe i vlefshëm si Ukraina, nuk ka dyshim për këtë “, ka thënë Stoltenberg.