Stoltenberg mirëpret iniciativën për vazhdimin e dialogut: Mënyrë e vetme për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se mirëpret iniciativat për vazhdimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, si mënyrë e vetme për zgjidhjen e problemit në mes dy vendeve.
“Unë e mirëpres faktin që Beogradi dhe Prishtina po diskutojnë sepse mënyra e vetme për të zgjidhur sfidat në rajon dhe mosmarrëveshjet për Kosovën është përmes bisedimeve për një zgjidhje politike”, deklaroi Stoltenberg.
Kurse kreu i zyrës së NATO-s në Beograd, Tomazo Vitale tha se Aleanca mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian duke potencuar se ushtarët e KFOR-it në Kosovë veprojnë sipas një mandati të qartë të OKB-së dhe Rezolutës 1244, e cila siç theksoi ai garanton lirinë e lëvizjes dhe sigurinë në territorin e tërë Kosovës.
“NATO ishte dhe do të jetë plotësisht e angazhuar për të realizuar detyrat e saj sipas mandatit të qartë të KB dhe Rezolutës 1244”, tha Vitale në diskutimin online “Forcimi i lidhjeve midis Serbisë dhe NATO-s” të organizuar nga Këshilli Atlantik i Serbisë.