Sterling: Ishte penallti e pastër
Pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme mes Anglisë dhe Danimarkës, ku fitimtare doli Anglia e cila u bë finalistja e dytë e Kampionatit Europian, u shoqërua me shumë polemika.
E gjitha kjo pasi që në pjesën e vazhdimeve, Raheem Sterling, fitoi një penallti pas një kontakti minal, e cila ngjalli shumë dyshime dhe filluan zëra kundër vendimit të gjyqtarit, shkruan FaktePlus.
Menjëherë pas këtyre zërave e polemikave të shumta ai që reagoi ishte vetë Raheem Sterling.
“Unë hyra në zonë dhe ai nxori këmbën jashtë dhe më preku këmbën, kështu që ishte një penallti e qartë”, ka thënë Sterling.
Kujtojmë që Anglia mposhti me vështirësi Danimarkën në vazhdime me rezultat të ngushtë 2-1, pasi koha e rregullt u mbyll me barazim 1-1.
Mikkel Damsgaard (30’) shënoi golin e vetëm për danezët, ndërsa për anglezët shënoi autogol Simon Kjaher (39’) dhe Harry Kane (104’).
Angli-Danimarkë: Fillojnë pakënaqësit, dy topa brenda fushës dhe kontakt minimal për penallti