Statistikat që duhet t’i dini para ndeshjes Angli–Kosovë
“Dardanët” sonte do ta kenë detyrën e vështirë për ta vazhduar ecurinë mbresëlënëse prej ndeshjeve të zhvilluara pa disfatë – 15, rekordi më i mirë në Evropë – përballë njërës ndër fuqive më të mëdha në botën e futbollit, Anglisë.
Ekipi kombëtar i Kosovës do ta vazhdojë rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian 2020 me ndeshjen e sotshme kundër Anglisë, e cila nis në orën 20:45 në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s”, raporton Gazeta Express.
Statistikat e ndeshjes:
– Anglia dhe Kosova nuk janë përballur kurrë më parë në ndeshje ndërkombëtare me njëra-tjetrën.
– Anglia nuk ka pësuar disfatë në asnjërën prej 42 ndeshjeve të fundit kualifikuese për EURO ose Kupë të Botës (33 fitore, nëntë barazime, asnjë humbje), që kur humbi 1:0 kundër Ukrainës në tetor të vitit 2009.
– Kjo është ndeshja e dytë e Anglinë në stadiumin “St.Mary’s” dhe e para që nga tetori i vitit 2002, kur ata barazuan 2:2 kundër Maqedoninë, gjithashtu në kuadër të kualifikimeve për EURO 2004. Ata kishin edhe në stadiumin e vjetër të Southamptonit, The Dell, në mars të vitit 1901, kur kishin fituar 3:0 kundër Islandës.
– Kosova është e pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit në të gjtha garat (dhjetë fitore, pesë barazime) dhe janë duke tentuar ta fitojnë ndeshjen e tretë radhazi për herë të parë që nga maji i vitit 2018.
– Anglia nuk e ka humbur një ndeshje garuese në shtëpi jashtë “Wembleyt” që nga ditë kur Charlie Chaplin e publikoi filmin e tij të fundit pa zë, “Modern Times”, në shkurt të vitit 1936. Atëherë, Anglia pësoi disfatë 2:1 kundër Uellsit në “Molineux”. Anglezët janë të pamposhtur në 29 ndeshje që nga atëherë (23 fitore, gjashtë barazime).
– Milot Rashica, i lënduar për këtë ndeshje, ka marrë pjesë në më shumë gola sesa cilido lojtar tjetër i Kosovës në kualifikimet për EURO 2020 (Dy gola, një asist), duke i krijuar edhe pesë raste të tjera të mira.
– Marcus Rashford ka shënuar në të tria ndeshjet e Anglisë në shtëpi të zhvilluara jashtë “Wembleyt”, duke shënuar në “Stadium of Light” kundër Australisë, “Elland Road” kundër Kosta Rikës dhe në “King Power” kundër Zvicrës.
– Harry Kane i ka shënuar 18 gola për Anglisë me shiritin e kapiten në krah – vetëm Alan Shearer (20), Bryan Robson (20) dhe Vivian Woodward (23) kanë shënuar më shumë gola të tilla për “Tre Luanët”. /FaktePlus