Sqarohet O’Connell: Unë nuk tregova cili politikan duhet ta udhëheqë Kosovën
Ambasadori Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka mohuar se ai dëshiron që deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Saranda Bogujevci ta udhëheqë shtetin e Kosovës.
Ambasadori O’Connell është sqaruar rreth lajmit me titull “Ambasadori britanik tregon se cili politikan duhet ta udhëheq Kosovën”.
O’Connell në reagimin e tij thotë se ambasadori britanik nuk tregoi se cili politikan duhet të udhëheq Kosovën.
“Në fakt, Ambasadori britanik NUK tregoi se cili politikan duhet ta udhëheq Kosovën”, komentoi O’Connell.