Sqarohet Haxhi Shala, deputeti i Nismës që tha se do të votojë kundër Qeverisë Hoti
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, i cili deklaroi të hënën se nuk do ta votojë Qeverinë Hoti, ka deklaruar se dyshimi i tij për falsifikim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ka bërë që ai të mos e votojë qeverinë e re.
Në një deklarim për Arbresh.info, Shala ka dhënë një sqarim lidhur me zotimin e tij për të mos e votuar qeverinë Hoti.
“Nuk kam arsye personale as ndonjë kusht për qeverinë Hoti por arsyeja pse unë kam thënë që s’do ta votoj është dyshimi për falsifikim që mund të ketë bërë Gjykata Kushtetuese Pasdite dal me një qëndrim zyrtar”, tha ai.
LDK arriti të nënshkruajë marrëveshje për koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Lista Serbe dhe komunitetet tjera joserbe.
Seanca për formimin e qeverisë pritet të mbahet gjatë kësaj jave, teksa Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot për të vendosur lidhur me mbajtjen e seancës.