Sqarohet deputeti Haxhiu: Nuk sulmova askënd, është djali i vëllait tim… do t’i padisë për shpifje
Dje u zhvillua finalja e madhe në kategorinë e femrave, ku u vendos për fituesin e Superligës. E jo ndeshja, por një incident që ndodhi është bërë temë mediale. Por, deputeti Bekim Haxhiu ka reaguar pas raportimeve të djeshme, duke sqaruar se nuk ka sulmuar askënd, por ka ndalur djalin e vëllait që mos të përfshihet në përleshje.
Disa media dje publikuan pamje ku thuhej se deputeti Bekim Haxhiu e ka goditur me shuplakë një person që gjendej aty afër, e i cili thuhej se ishte zyrtar nga Feronikeli.
E ndaj kësaj sot ka reaguar, deputeti Bekim Haxhiu, i cili ka sqaruar se nuk ka sulmuar askënd, por ka ndalur djalin e vëllait që mos të përfshihet në përleshje.
“E kam thënë edhe më parë, e fatkeqësisht po duhet ta përsëris, se për plasim të shpifjeve tek ne të rreshtojnë ku kanë synim, të paragjykojnë apo edhe të bëjnë anëtar të kryesisë të cilit klub duan. Edhe pse unë i ndodhur si shikues në ndeshjen e futbollit dhe jam përpjekur ta evitojë eskalimin e situatës mes tifozëve dhe zyrtarëve të Klubit të Feronikelit, disa media e keqinterpretojnë dhe më atakojnë se i kam sulmuar zyrtarët e Feronikelit”, ka shkruar në reagimin e tij Haxhiu.
Deputeti thotë se evërteta është se personi ne video është djali i vëllaut të tij, i cili është provokuaa e u sha nga zyrtarët e Feronikelit dhe kështu ka dashur ta qetësoj e qortuar djalin e vëllaut që të mos bie pre e provokimeve.
“Mediat apo portalet që dezinformuan se unë i kam sulmuar zyrtarët e Feronikelit padyshim që do t’i padisë për shpifje, sepse fillimisht është dashur të më kontaktojnë dhe pyesin si ka qenë e vërteta. Pra, unë e kam evituar konfliktin, dhe nuk e kam shkaktuar e as sulmuar askënd. Për ata që deshirojnë ta kuptojnë të vërtetën, në vidoen e shpërndarë pas lojës Mitrovica-Feronikeli, personi që unë e ndaloj dhe e qetësoj ështe djali i vëllaut tim i cili u provokua nga disa zyrtarë të Feronikelit”, tha ai.
Në këtë rast, haxhiu tha se i pyet të gjithë që e apostrofuan dje duke dezinformuar opinioni, “si është dashtë të veproj, ta kthej shpinën dhe të lejoj djalin e vëllaut tim dhe tifozët mitrovicas që para syve të mi të përleshen me zyrtarët e klubit Feronikeli!?”
Megjithatë, haxhiu thekson se me të gjithë ata që shpifën do të takohet në gjyq.
“Prandaj i ftoj mediat që t’i dematojnë dezinformata që i plasuan dhe të më kërkojnë falje publike në lidhje me gjoja përleshjen pas lojës Mitrovica – Feronikeli në Stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, që djalin e vëllaut tim e prezantuan si zyrtar të Feronikelit. Të gjitha ato portale dhe media që kanë dezinformuar, nëse nuk e dematojnë shpifjen e bërë duke e prezantuar djalin e vellaut tim si zyrtar te Feronikelit, nëse nuk kërkojnë falje publike do të përballen në Gjykatë për shpifje”.
Për fund, deputeti Haxhiu thotë se mos lejimi i djalit të vëllait në përleshje, në konflikt është obligim familjar dhe njerëzor dhe beson se do të duhej të ishte i çdo njeriu normal.