Sqarimi për “Lakeside Gardens”: Projekti nuk planifikon ta helmojë Liqenin e Badovcit
Sqarimi nga arkitektiti, Përparim Rama për projektin, që është investim i KAWA Group dhe 4M Group
Ai ka treguar se projekti planifikon mbjelljen e më shumë se 1000 drunjëve të ndryshëm të cilët do të ndihmojnë që të mos vazhdojë erozioni i dheut nga shirat, siç po ndodh tani.
“Projekti propozon që zonat për këmbësor dhe makina të jenë të trajtuara me kalldrem, material që mundëson kontrollin e shiut. Projekti propozon që të mbrojë prrockën ekzistuese dhe të shfrytëzojë si element mikroklimatik. Ndërsa, shfrytëzohet deri në 80% e ujërave të shiut në çati për nevojat e irrigimit”.
Reagimi i plotë:
Është tejet pozitive iniciativa që është marrë për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit.
Liqeni i Badovcit është me rëndësi madhore për qytetin e Prishtinës, si nga aspekti i furnizimit me uj, poashtu edhe nga aspektet sportive dhe rekreative.
Para tri vites studio jonë, 4M Group, është ftuar nga klienti z. Rrahman Haradini, që të bëjë analizat, masterplanin dhe projekt propozimin për zhvillimin rezidencial në bazë të Masterplanit të qytetit të Prishtinës, të zhvilluar në vitin 2004, ku janë të propozuara densitetet e zhvillimit të cilat i kemi marrë parasysh në propozimin e projektit tonë.
Kemi analizuar edhe historikun e zhvillimit të Liqenit të Badovcit, i cili është ndërtuar në vitet 1963 – ’66, duke dilokuar fshatin Novo Selle përmbi liqen dhe fshatin Badovc ndër pendë. Përfundi liqenit të Badovcit gjendet një kishë dhe varrezat e fshatit Novo Sellë.
Deri në vitin 2016 janë derdhë edhe ujërat e zeza nga tri fshatrat përreth, ndërsa investimet e Komunës së Prishtinës, Graçanicës dhe Ambasadës Çeke e kanë mundësuar instalimin e impiantit dhe pastrimin e ujërave të zeza që kanë përfunduar në liqen.
Duke pasë parasysh sensitivitetin e lokacionit. Kemi propozuar se çfarëdo zhvillimi në këtë zonë duhet të jetë tërësisht ambiental. Pasi që si studio e arkitekturës dhe dizajnit, jemi të betuar në dizajne ambientale që mbrojnë ambientin dhe ngrisin mirëqenien e njeriut.
Si pjesë e kompanisë sonë kemi edhe inxhinierë ambiental të cilët janë BREEAM (https:/www.breeam.com/), të certifikuar, kemi parashikuar që zhvillimi të jetë i densitetit të ulët dhe si aspekt kryesor të ketë ndërlidhshmërinë me natyrën dhe të shfrytëzojë zhvillimin si aspekt i cili përveç që do ta mbrojë, edhe do t’i ndihmojë ambientit dhe liqenit në tërësi. Ndërsa, në të njëjtën kohë do të mundësojë hapjen e tij për krijimin e aspekteve të reja sportive si Hiking, Mountain Biking, Horse Riding, Canooing dhe të mundësojë shfrytëzimin e të mirave natyrore për ngritjen e mirëqenies së njeriut.
PROJEKTI YNË NUK PLANIFIKON TA HELMOJË UJIN!
Projekti ynë planifikon mbjelljen e më shumë se 1000 drunjëve të ndryshëm të cilët do të ndihmojnë që të mos vazhdojë erozioni i dheut nga shirat, siç po ndodh tani.
Projekti propozon që zonat për këmbësor dhe makina të jenë të trajtuara me kalldrem, material që mundëson kontrollin e shiut.
Projekti propozon që të mbrojë prrockën ekzistuese dhe të shfrytëzojë si element mikroklimatik. Ndërsa, shfrytëzohet deri në 80% e ujërave të shiut në çati për nevojat e irrigimit.
Projekti do të ketë impiante për përpunimin dhe filtrimin e ujërave të zeza.
Propozimi është i densitetit të ulët, pasi është parcela e fundit ku lejohet ndërtimi dhe është si faza e prë e zhvillimit me të cilën kemi synuar të vendosim rregullativa strike ambientale, që do të merreshin si shembull për zhvillimin e zonave tjera në bazë të Masterplanit të qytetit të Prishtinës.
Zona prej 50 metrave nga pika e liqenit është Zonë Publike e ndërlidhur edhe me propozimin tonë, ku publiku ka mundësi shfrytëzimi të shlirshëm gjatë çdo kohë.
Projekti jo që vetëm i përmbush të gjitha kërkesat e organeve kompetente në Komunën e Prishtinës dhe të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, synon që t’i tejkalon ato duke krijuar projektin e parë që do të jetë BREEAM 4 Star, i certifikuar.
Liqeni i Gjenevës, Liqeni i Lucernit dhe shumë liqene tjera nëpër botë janë raste tipike ku njeriu dhe natyra ndihmojnë njëra-tjetrën duke respektuar dhe shijuar të mirat e natyrës.
Jam i hapur për bisedë dhe ju tregoj që në çfarëdo arsye do të besoja që impakti i këtij projekti do të ishte negative, nuk do të merrja pjesë në projekt, mirëpo përkundër, besoj që në këtë projekt do të vendosim standardet e larta të zhvillimit që duhet të përdoren në projektet e ardhshmë në Kosovë.
Poashtu e kuptoj plotësisht trazimin tuaj, sepse për fat të keq nuk kemi shumë shembuj pozitiv të zhvillimit në Kosovë.
Me respekt,
Përparim Rama/FaktePlus