Sportistët shqiptarë triumfues në sportet luftarake (Video)
Pas rezultateve mbreslënëse të xhudisteve kosovare në lojërat evropiane në Minsk të Bjellorusisë, kur Majlinda Kelmendi e fitoi “Medaljen e artë” dhe Nora Gjakova të argjendtën, lajmet e mira për sportisët luftarakë shqiptarë vazhdojnë.
Në Firence të Italisë ishte shqiptari Besir Alili, nga Maqedonia e Veriut ai që u shpall kampion Evropian në mundje në kategorinë deri në 48 kilogram.
E për këtë triumf u shpreh i lumtur edhe Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, i cili shkroi në profilin e tij zyrtar në Twitter se Maqedonia e Veriut ka tanimë një kampion Evropian.
“Ne fituam një kampion evropian të mundjes në kategorinë deri në 48 kg në Kampionatin Kontinental në Firence për pjesëmarrësit nën moshën 17 vjeç. Urime për mundësin tonë të ri Besir Alili.
Ndryshe pos tjerash edhe sot sukseset në sportin luftarak nuk munguan.
Ishte Loriana Kuka ajo që ia siguroi Kosovës medaljen e tretë, atë të argjentë.