Spinazzola testohet sot në Finlandë
Leonardo Spinazzola do të testohet sot në Finlandë, me shpresën për t’u rikthyer në fushat e blerta para fundit të këtij sezoni.
Në korrik, reprezentuesi i Italisë pësoi një lëndim gjatë Euro 2020, në ndeshjen ndaj Belgjikës. Ai u operua nga një specialist në Finlandë, dhe ka filluar që atëherë rikuperimin e tij.
Mediat italiane bëjnë të ditur se Spinazzola do të testohet sot përsëri për të parë deri ku ka arritur rikuperimi i tij, përcjell lajmi.net.
Lojtari i Romës shpreson që të kthehet në fushën e blertë para fundit të këtij sezoni.
Në anën tjetër, mjeku i kombëtares së Italisë, Andrea Ferretti ka insistuar se mbrojtësi vështirë se kthehet në aksion para sezonin 2022/23.
29 vjeçari shpresonte se do të kthehej në fushë në muajin nëntor. Roma madje e përfshiu në listën e Europa League, kompeticion që përfundon në gusht. Por, rikuperimi mori kohë më të gjatë.