Speci djegës ngadalëson zgjerimin e kancerit të mushkërive
Shumica e pacientëve që preken nga kanceri i mushkërive, i cili është në fazën e hershme të simptomave, janë duhanpirës ose ish-duhanpirës.
Te minjtë të cilët përballeshin me zgjerimin e metastazës përmes testimit është konstatuar se ata që kanë konsumuar kapsaicinë kishin zona më të vogla të qelizave agresive të kancerit në mushkëri. Kapsaicina, përbërësi kryesor i specave djegës që u jep shije të tillë, mund të ngadalësojë zgjerimin e kancerit të mushkërive, thonë studiuesit amerikanë nga universiteti “Marshal”.
Shkencëtarët kanë studiuar efektet e kapsaicinës në tri lloje të qelizave të kancerit në laborator. Ekipi i studiuesve ka zbuluar se ky përbërës e ka stopuar hapin e parë të zgjerimit të kancerit, e njohur si metastaza. Me testimet shtesë është konstatuar se kapsaicina ka shkatërruar metastazat e kancerit të mushkërive, duke bllokuar proteinën, e cila luan rolin kyç në rritjen e qelizave. Kanceri i mushkërive dhe format tjera të kancerit zakonisht futen në metastazë në lokacione sekondare siç janë truri, mëlçia dhe eshtrat, çka vështirëson shërimin”, thotë Jamie Fridman, autor i studimit.
Ai ka thënë se studimi tregon se kapsaicina nga specat djegës mund të paraqesë terapi të re kundër metastazës te pacientët e sëmurë nga kanceri i mushkërive. Ai ka shtuar se për përdorim klinik të kapsaicinës duhet mënjanuar efektet e saj përcjellëse dhe të pakëndshme, siç janë irritimi gastrointestinalin, ngërçet në stomak dhe ndjenja e djegies.
Shkencëtarët thonë se kapsaicina aktivizon receptorin qelizor TRPV1, i cili kontrollon atë se me cilat substanca qelizat në rritje të kancerit mund të ushqehen. Duke luftuar receptorët e tij rritja e qelizave shndërrohet në proces vetëshkatërrues dhe me vdekjen sa më të madhe të qelizave të kancerit edhe tumori ndalet së rrituri.