Spal-i përmbys “Zonjën”, shpërthejnë tifozët: Kampionati, i manipuluar
E pabesueshme, por e vërtetë. Juventus ka shpërdoruar mundësinë për ta fituar titullin në Ferrara, ku Spal ka fituar 2-1 me përmbysje.
Kështu, festa për titullin e tetë radhazi në kampionat është shtyrë, me ferrarezët që kanë marrë 3 pikë thelbësore për mbijetesën.
Ndërkohë, ka shpërthyer zemërimi në rrjetet sociale i tifozëve të skuadrave të tjera që luftojnë për të shmangur rënien në Serinë B.
“Çfarë do të mendojnë në Udine, Frosinone, Bologna, Empoli për formacionin e hedhur në fushë nga Allegri. Lufta për mbijetesë është manipuluar”, shkruan një tifoz.
“Duhet respekt për ata që kanë 60 pikë më pak, lufta për mbijetesë është manipuluar”, shkruan një tjetër.
“Përveç luftës për Champions,kanë manipuluar edhe atë për mbijetesën. Çuditërisht është gjithmonë Juventus-i në mes”, ka qenë komenti i një tifozi tjetër.