Spahiu: Autorët e teksteve shkollore në Kosovë nuk e kuptojnë konceptin e kombit
Autorët e teksteve tona shkollore nuk e kuptojnë konceptin e kombit dhe mund të jetë një problem serioz në sistemin e Arsimit në Kosovë.
Një akuzë të tillë , analisti Nexhmedin Spahiu e ka bërë në llogarinë e tij në Facebook ku ka akuzuar autorët e teksteve shkollore.
Madje poashtu në këtë tekst ka thënë që për sa vite Kosova dhe vendet përreth kanë qenë të pushtuar nga Turqia, njëjt ka qenë e pushtuar edhe Turqia nga shqiptarët.
Duke e trajtuar këtë problematikë e cila lidhet më atë se këta autorë nuk dijnë të dallojnë Perandorinë Osmane shtet në pronësi private dhe Republikën e Turqisë.
“Turqia e sotme ka lidhje me Perandorinë Osmane po aq sa kanë lidhje me këtë Perandori: Shqipëria, Kosova, Serbia, Greqia, Bullgaria etj. Aq sa ka të drejtë Shqipëria me thanë se kemi qenë të pushtuar prej turqve për 500 vjet aq ka të drejtë me thanë edhe Turqia se ka qenë e pushtuar prej shqiptarëve për 500 vjet. Thelbi i këtij mesazhi është se autorët e teksteve tona shkollore të historisë nuk e kuptojnë konceptin e kombit. Nuk dijnë ta dallojnë Perandorinë Osmane shtet në pronësi private prej Republikës së Turqisë shtet në pronësi të kombit turk”.