“SOWI Kosovës” i jepet statusi i investitorit strategjik
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme i ka dhënë statusin e investitorit strategjik kompanisë gjermano-izraelite SOËI Kosova, e cila është duke bërë investim në energjinë e ripërtëritshme me erë, në vlerë prej 169 milionë euro.
Kabineti qeveritar ka aprovuar, po ashtu, vendimin për t’i rekomanduar presidentit Hashim Thaçi dhënien e autorizimit ministrit të Punëve të Brendshme për nënshkrim të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, për heqjen graduale të kontrolleve në kufirin e përbashkët.
“Një lajm i mirë për Kosovën dhe ekonominë e saj. Në Mbledhjen e sotme të Qeverisë, kompanisë gjermano-izraelite SOWI Kosova i është dhënë Statusi Investitor Strategjik. SOWI Kosova është investim në energjinë e ripërtëritshme me erë, në vlerë prej 169 milionë euro”, ka thënë kryeministri Haradinaj
Po sot, Haradinaj ka treguar se kanë miratuar nismën për aderimin e Kosovës në ICMP – Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, për lidhjen e Marrëveshjes për Sigurime Sociale me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, si dhe me Qeverinë e Republikës së Malit të Zi, dhe për negocimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.