Sot zbulohet pllaka përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjtë e Kosovës”.
Në këtë ceremoni, pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës.
“Sot, 27.07.2021 në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës do të mbahet ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjtë e Kosovës”. Në zbulimin e pllakës përkujtimore pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës. Vendi ku bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore do të jetë objekti i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës – Prishtinë, (hapësira e jashtme para objektit)”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Sot, 27.07.2021 në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës do të mbahet ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjtë e Kosovës”.
Në zbulimin e pllakës përkujtimore pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, përfshirë familjarë të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës.
Vendi ku bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore do të jetë objekti i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës – Prishtinë, (hapësira e jashtme para objektit).
Agjenda: (datë 27.07.2021)
Pjesëmarrja e personaliteteve të ftuara dhe mediave;
10:00 – Hapja e ceremonisë,
10:05 – Parakalimi i gardës dhe njësiteve policore,
10:15 – Zbulimi i pllakës përkujtimore,
10:20 – Fjalimet,
10:45 – Vendosja e kurorave,
11:00 – Përfundimi.
Pjesëmarrja e qytetarëve dhe mediave;
12:00 – Porta e hapur ( vizitë e qytetarëve),
15:00 – Përfundimi i vizitës së qytetarëve.
Ftojmë mediat të marrin pjesë duke respektuar masat për parandalimin e pandemisë Covid-19, si dhe qytetarët që shprehin dëshirë për vizitë, ku koha e caktuar për qytetarë sipas agjendës do të jetë (ora 12:00-15:00).