“Sot vëllai im iu bashkua Ilirit e Adrianit. U prehtë në paqe”
Osman Kelmendi ka reaguar pasi që vëllai i tij, ish-ushtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi u gjet i vrarë në orët e para të mëngjesit
“Sot Vëllai im Qerim Kelmendi u bë bashk me Ilirin e Adrianin! U preht në Paqë Ushtari i orëve të para të UÇK- Qerim Kelmendi”, ka shkruar ai.
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi, dyshohet se u gjet i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës, gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes. Qerimi kishte qenë njëri nga ushtarët e parë të UÇK-së. Kelmendi ishte kritikues i ish-presidentit Ibrahim Rugova.