Sot synohen edhe dy medalje të arta në Minsk, garojnë Kuka e Gjakova
Kosova sot do të vazhdojë rrugëtimin e saj në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.
Pas sukseseve të mëdha të Majlinda Kelmendi (medalje e artë) dhe Nora Gjakova (e argjendtë), xhudistët kosovarë edhe sot synojnë triumfin, shkruan lajmi.net.
Në Lojërat Evropiane Minsk 2019, sot do të jetë radha për Akil Gjakovën dhe Loriana Kuka, dyshen që synon t’i sjellë Kosovës edhe nga një medalje.
Sikur Kuka, ashtu edhe Gjakova do të kalojnë raundin e parë pa duel. Në raundin dy, Kuka përballet me britaniken, YEATS-BROWN, Katie-Jemima, kurse Akili është në pritje të kundërshtarit, të cilin e mëson pas duelit SHOKA, Vadzim – UMAYEV, Abdul Malik.
Kujtojmë se Akil Gjakova garon në kategorinë deri në 73 kilogramë, kurse Loriana Kuka në atë deri në 78 kilogramë.