Sot shfuqizohen disa kufizime nga Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë pritet që sot të procedojë një vendim për shfuqizimin e disa kufizimeve.
Këtë e bëri të ditur zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi.
“Sot pritet të procedohet nga Ministria e Shëndetësisë një vendim për shfuqizimin e disa kufizimeve, midis tyre dhe ajo për udhëtimet në Shqipëri”, deklaroi Zaimi.
Klan Kosova për këtë çështje ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili tha se sot do të publikohen vendimet e reja.
“Gjatë ditës publikohen të gjitha vendimet e reja ose nga ne ose nga Qeveria”, deklaroi Hoti.
Kujtojmë se nga nesër (1 qershor) Kosova do të fillojë fazën e tretë të lehtësimit të masave anti-covid.