Sot shënohet Dita Botërore e Turizmit
Data 27 shtator i dedikohet turizmit botëror duke shënuar përvjetorin e miratimit të Statutit të Turizmit Botëror që ndodhi më 27 shtator 1970.
Organizata Botërore për Turizëm e Kombeve të Bashkuara (UNWTO) është Agjencia e Kombeve të Bashkuara që është përgjegjëse për promovimin e turizmit me qasje të besueshme, të qëndrueshme dhe universale.