Sot shënohet 20 vjetori i themelimit të ATK-së
Administrata Tatimore e Kosovës sot shënon 20-vjetorin e themelimit, me ç’rast do të mbahet një ceremoni e veçantë ku do të marrin pjesë edhe krerë të institucioneve të vendit.
Ceremonia për themelimit të ATK-së do të zhvillohet në Prishtinë tek Hotel Emerald, duke filluar nga ora 10:00.
Gjatë kësaj ceremonie ashtu siç është thënë në një njoftim për medie pritet të marrë pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.