Sot qeveria venos për buxhetin e vitit 2025
Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 15:00.
Ndonëse nuk është bërë e ditur agjenda, kryeministri Albin Kurti tha dje se në këtë mbledhje do të shqyrtohet dhe miratohet Projektbuxheti për vitin 2025.
Kurti sot pohoi se shifra e buxhetit për vitin 2025 është 3.6 miliardë euro.