Sot protestohet për Trustin, nga organizatorët paralajmërohet dalje masive
Sot protestohet për lejimin e tërheqjes së një përqindje të mjeteve të Trustit pensional.
Organizatorët e protestës kanë thënë se arsyeja e kësaj proteste është sensibilizimi i deputetëve që të votojnë këtë projektligj.
Ata kanë paralajmëruar protestë masive.
Gjatë ditës së djeshme nisma për një tërheqje të sërishme të kursimeve nga Trusti, s’ka gjetur përkrahjen e deputetëve të pozitës, që janë pjesë e Komisionit për Buxhet.
Iniciativa u përkrah nga LDK’ja, PDK’ja dhe AAK’ja, por u kundërshtua nga Vetëvendosje.
Protesta pritet të fillojë në ora 12:00.