Sot pritet të rezultojnë të shëruar nga koronavirusi edhe 24 pacientë nga Prishtina
Gjendja në Prishtinë po shkon drejt normalizimit sa i përket situatës me COVID-19.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi thotë për RTV Dukagjinin se megjithatë relaksimi vjen kur nuk do të ketë fare raste me COVID-19.
“Aktiviteti vazhdon në mënyrën e njëjtë, madje me një sy çeltësi më të madhe pasi nuk i dihet”, tha ai.
Gashi thotë se momentalisht numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Prishtinë është rreth 68 ku 22 nga ta tashmë janë plotësisht të shëruar.
“Dje janë shëruar edhe dy persona nga Prishtina pasi rezultuan negativ në testin e COVID-19 për herë të dytë. Dje kemi pasur 47 testime në Komunën e Prishtinës ku prej tyre 26 kanë qenë të ritestuar pasi me 11 prill kishin rezultuar pozitiv me COVID-19. Të 26 kanë rezultuar negativ. Presim edhe sot që të bëhen 24 ritestime dhe nëse të njëjtit dalin negativ për herë të dytë në bazë të protokolleve të IKSHP-së konsiderohen të shëruar”.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës thotë se me shërimin e këtyre 24 pacientëve numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Prishtinës shkon në 46.
“Pas këtyre të shëruarve në Prishtinë realisht do të mbesin aktive edhe 22 raste me COVID-19”, tha ndër të tjera Bujar Gashi.