Sot nis aplikimi i masave të reja, e gjithë Shqipëria në karantinë
Në orën 13:00 nis aplikimi i masave të reja shtrënguese që do të thotë ndalim total I të gjitha lëvizjeve si për mjetet ashtu dhe për këmbësorët.
Me urdhrin e djeshëm është vendosur që lëvizjet të jenë vetëm nga ora 05:00 – 13:00.
Ky do të jetë në vijim edhe orari i pikave të shitjes së ushqimeve, ilaçeve apo shërbimeve bankare, si edhe orari i punës së punonjësve të administrates, raporton oranews.
Më pas nga ora 13.00, gjatë gjithë ditës së dielë, deri të hënën në orën 05.00, do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të republikës së Shqipërisë.
Në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike.
Dje kryeministri u shpreh se nuk kemi asnjë orë e jo më ditë për të humbur me edukimin e të pabindurve, të cilëve shumë shpejt do të detyrohemi t’ua kthejmë me të njëjtën monedhë, jo vetëm duke i ndëshkuar me gjobat e sanksionet në fuqi po edhe duke u ndërprerë çdo lloj ndihme e shërbimi shtetëror.
Thirrjet për mirëkuptimin e tyre, vijon Kryeministri, po mbarojnë!
“Kjo është luftë dhe armiku nuk po largohet, por po afrohet çdo minutë! Prandaj mblidheni mendjen bashkë me mua që duhet të shtrëngojmë çdo ditë vidat e zinxhirëve mbrojtës, nëse nuk duam të na grijë si helmi mizat!”