Sot në vend të dënimeve Policia e Kosovës me dhurata
Njësitet policore gjatë ditës së sotme kanë realizuar një pikë kontrolli në afërsi të shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë, me ç’rast janë ndaluar për kontroll vozitësit me pasagjerë fëmijë.
Po i ndalojnë veturat, por kësaj radhe jo për t’i dënuar.
Në vend të gjobave, Policia e Kosovës sot ka bërë dhurata për fëmijët pasagjerë, si një mënyrë vetëdijesimi për prindërit e tyre.
E pasi ka respektuar shenjat e komunikacionit, duke e kaluar rrugën në vendin e duhur, ky fëmijë e mori një dhuratë.
“Dhuraten ma ja dhene policia e kosovës pasi që i kam respektuar rregullat e komunikacionit, dhe njëjt bëjë gjithmonë, edhe ne vetur ulem ne pjesën e pasme dhe e vendos rripin e sigurisë”.
Madje organet e rendit bashkëbiseduan edhe me shoferët të cilët u shprehën të kënaqur me aktivitet për vetëdijesim që ishte organizuar nga Policia e Kosovës.
“Mos harroni të i respektoni rregullat edhe nëse ndonjëherë prindërit harronë që të tregojnë duhet ta vendosni vetë rripin e sigurisë, ju si fëmijë duhet t’ia kujtoni atyre ta bëjnë një gjë të tillë”.
E se çfarë ishte ky aktivitet dhe se cilat janë të mirat e tij na tregojnë më hollësisht nga Policia e Kosovës.
“Aktiviteti i sotëm ka për qëllim veëm sensibilizim e vozitësve në lidhje me sigurinë e fëmijëve gjatë vozitjes në automjetë, kjo do të thotë që nuk do t’i gjobisim vozitësit të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e Komunikacionit mirëpo do t’ia tërhjekim vërejtjen, do t’i sigurojmë fëmijët në veturë dhe do i dhurojmë nga një dhuratë nga ana e Policësë.
Varësisht prej moshës së tyre fëmijët duhet të jenë të siguruar, me rrip të sihgurisë n2ë karrigen e përparme ata mbi moshën 12 vjeqare, me gjatësi trupore mbi 1m e 50 cmndërsa ata më të vegjlit, deri në moshën 3 vjeqare ulen në karrigat e posatshme për fëmijël, ndërsa mbi mbi moshën tre vjeçare, duhet të ulen në pjesën e parpme të siguruar nga ana e personave madhorë”.
Këtë aktivitet Policia e Kosovës e ka organizuar në përgatitje për implementimin e projektit “Urime 2020”. E gjatë kontrolleve nuk janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje, por janë dhënë dhurata të ndryshme, si lodra e gjëra ushqimore, por edhe broshura informuese në lidhje me sigurinë në komunikacion./FaktePlus