Sot mësohet kampioni i Premier League
Pas 37 ndeshjeve gjatë 10 muajve rraskapitës të një sezoni të paharrueshëm dhe vërtet epik, vetëm një pikë e ndan liderin, Manchester City, me vendin e dytë, Liverpoolin, para ndeshjes së fundit të këtij edicioni të Premierligës të dielën pasdite.
Skuadra kampione në fuqi e Pep Guardiolës udhëton drejt bregdetit jugor për t’u përballur me Brightonin që tashmë i ka shpëtuar rënies nga liga, me synim që të fitojë dhe ta sigurojë mbrojtjen e titullin që vitin e kaluar e fitoi më plot 100 pikë të grumbulluara.
Ndërkohë, finalisti i Ligës së Kampionëve Liverpooli e pret në shtëpi Wolves, një skuadër në formë fantastike, duke e ditur se asgjë tjetër përveç fitores nuk kryen punë në përpjekje për ta fituar titullin e parë në ligën elitare angleze në 29 vjetët e fundit.
Pra, në çfarëdo mënyrë, na pret një pasdite magjepsëse futbolli dhe potencialisht lojë nervash. Një pasdite që do të mbarojë me City apo Liverpoolin kampion i Premierligës.
Të kuqtë duhet të fitojë dhe pastaj të shpresojnë se citizens lëshojnë pikë qoftë duke barazuar apo humbur.
Çfarëdo rezultati tjetër e bën Manchester Cityn kampion për vitin e dytë radhazi.
Të gjitha ndeshjet e javës së fundit në Premierligë nisin në orën 16:00.