Sot mbyllet afati për shtesat prej 100 euro, shteti s’tregon kur do t’i marrin paratë qytetarët
Më 21 prill 2022 është hapur aplikimi për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit.
Kurse sot është afati i fundit për këtë mbështetje nga Qeveria e Kosovës për punëtorët e sektorit privat.
Mirëpo, ndonëse kaluan një muaj as nga Ministria e Financave e as nga Qeveria nuk treguan se kur të dalin këto mjete.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, më 29 prill, njoftoi se në javën e parë të muajit maj do të nis shqyrtimi i aplikimeve, mirëpo nga kjo ministri nuk janë përgjigjur në pyetjet e IndeksOnline se a është formuar ky komision dhe a ka nisur punën.
Përvec punëtorëve privat, edhe studentët e Kosovës janë në pritje të 100 eurove.
Aplikimi për këtë mbështetje u hap më 7 maj dhe është i hapur deri më 3 qershor. Por njësoj edhe kjo kategori nuk ka asnjë detaj se kur do të kenë mundësi t’i gëzojnë këto mjete.
Kurse, punëtorët e sektorit publik, pensionistët dhe familjet me asistencë soaciale kanë marrë nga 100 eurot e premtuara nga Qeveria.