Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutohen dy çështje
Sot pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit, me ç’rast do të diskutohet për dy çështje.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet kërkesa e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës për seancë të jashtëzakonshme si dhe ndërmarrja e veprimeve sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, rasti nr.KO54/20, të datës 6 prill 2020.
Takimi do të mbahet në hapësirat e Kuvendit duke filluar nga ora 11:00.
Kujtojmë se me kërkesë të kryetarit të PDK-së Kadri Veselit dhe mbështetjen e 40 deputetëve, është thirrur seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar dhe miratuar pakon emergjente financiare për të mbështetur 280 mijë punëtorët e sektorit privat dhe 60 mijë bizneset që po kalojnë vështirësi pandemie.