Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhen në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar rishikimin e buxhetit.
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020 do të bëhet prej orës 11:00.
Megjithëse pritet që të ketë diskutime, rishikimi i buxhetit mund të kalojë me votat e PDK-së që ashtu si në lexim të parë, mund të mbështesë rishikimin e buxhetit edhe në lexim të dytë.