Sot Kuvendi mban seancë, Murati u përgjigjet deputetëve për rritjen e pagave në sektorin publik
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë duke filluar nga ora 10.
Në rend dita është interpelanca e thirrur nga AAK-ja, ndaj ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Në interpelancë ministri Murati, do të përgjigjet për “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.
“Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.