Sot konstituohet komisioni parlamentar për energjinë
Komisioni hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës do të bëjë sot konstituimin.
Mbledhja pritet të fillojë në ora 10:00.
Ndryshe Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e komisionit hetimor parlamentar për energjinë, i propozuar nga PDK-ja dhe i mbështetur nga partitë e tjera opozitare.