Sot hapet aplikimi për shtesat e fëmijëve të lindur nga viti 2015, ja ku duhet të aplikoni
Sot është hapur aplikimi për shtesat e fëmijëve për të gjitha nënat të cilat kanë lindur nga janari i vitit 2015.
Në njoftim është bërë e ditur se për të përfituar nga ky muaj e tutje, aplikimi duhet të bëhet më deri më 24 tetor, ndërsa aplikimet që bëhen pas datës 24 tetor, shqyrtohen në muajin pasues.
Ky është linku ku mund të aplikoni për shtesa:https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index.
Në njoftim thuhet se që të pranohet aplikimi, duhet të siguroheni se llogaria është në emrin e nënës dhe e saktë.