Sot garon Loriana Kuka
Loriana Kuka do t’i japë fund paraqitjes së Kosovës në garat e xhudos në Lojërat Olimpike në Paris.
Loriana garon të enjten në kategorinë deri në 78 kilogramë. Në kuadër të xhiros së parë do të përballet me sllovenen Metka Lobnik.
Loriana nuk është në mesin e bartëseve në kategorinë e saj. Në muajt e fundit forma e saj nuk ishte ajo që shpresohej. Në këtë ka ndikuar edhe një lëndim që e mundon për një kohë.
Nëse shfaq më të mirën, Loriana mund të përfshihet në garë për medalje.
Kosova tashmë i ka dy medalje në xhudo në Paris. Distria Krasniqi e ka fituar të argjendtën, ndërsa Laura Fazliu të bronztën.