Sonte vijnë në Kosovë afër 5 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit
4,680 doza të vaksinës Pfizer kundër COVID-19 pritet që pas orës 18:00 të arrijnë në Kosovë.
Vaksinat janë nisur për Kosovë teksa për pritjen e tyre nuk do të ketë ndonjë ceremoni.
Klan Kosova mëson nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike se gjatë muajve në vazhdim do të vijnë edhe kontigjente tjera me vaksina kundër COVID-19.
Nga IKSHPK konfirmohet se me këtë kontigjent do të vaksinohen stafi shëndetësorë që nuk ka arritur të vaksinohet me kontigjentin e parë dhe kategoritë tjera.