Sonte super derbi Chelsea-Manchester United
Të freskët nga fitorja 4:0 ndaj Juventusit në Champions League, Chelsea do të synojë të konsolidojë pozicionin e tij në vendin e parë në tabelë me një fitore ndaj Manchester Unitedit që e nisi epokën post-Solskjaer me një fitore në Champions.
Tani në pamposhtur që 10 ndeshje, çelësi i suksesit te londinezët pa dyshim është mbrojtja, teksa i kanë pranuar vetëm katër gola dhe janë rrugës për ta thyer rekordin e tyre nga sezoni 2004/05, kur i pranuan vetëm 15.
Përveç mbrojtjes së mirë, edhe sulmi ka një rol të rëndësishëm. Që nga ardhja e Tuchel, mesatarja e golave për ndeshje të Premierligës është 2.5.
Largimi i Solskjaer pas humbjes turpëruese nga Watfordi dha një përgjigje, teksa “Djajtë e Kuq” fituan ndaj Villarrealit dhe siguruan kualifikimin tutje në Champions League.
Ndeshja nis nga ora 17:30 dhe zhvillohet në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër.