Sonte në emisionin Amfiteatër, arsimimi i komunitetit ashkali në Kosovë

Sonte në emisionin Amfiteatër do të ndiqni:
Si shkollohen nxënësit nga komuniteti ashkali në Kosovë?
Me cilat sfida përballen nxënësit e komuniteteve?
Në çfarë kushte zhvillohet mësimi në shkollën “Naim Frashëri” në Dubravë të Ferizajit?
Çfarë roli luan qendra “Caritas Kosova” në edukimin dhe shkollimin e komuniteteve?
A vazhdojnë shkollimin nxënësit e komuniteteve?
Këto e shumë informacione tjera ju sjellim sonte me fillim nga ora 22:00 në RTK.