Sonte ndërrohet ora
![](https://fakteplus.net/wp-content/uploads/2022/10/ora-1-600x360-1.jpg)
Këtë të diel do të rikthehet ora verore, ku në orët e para të mëngjesit të 26 marsit akrepat do të lëvizin 60 minuta para.
Ora verore do të zgjasë deri të dielën e fundit të tetorit.
Prej shumë vitesh ndryshimi bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit dhe për të kursyer energji.
Teoria e ndryshimit të orës është hedhur që në shekullin XVIII nga Benjamin Franklin, me argumentin se me realizimin e saj do të kursehej shumë energji.