Sonte jepet premiera e shfaqjes “Vëllezër për Interes” në Teatrin e Kaçanikut
Sonte në Teatrin e Kaçanikut nga ora 19:00 do të jepet premiera e shfaqjes “Vëllezër për Interes” e Kristo Floqit, më regji të Ben Apollonit.
Në këtë shfaqje do të luajnë aktorët, Enes Idrizi, Erona Krasniqi, Lirie Bela, Donald Bajramaliu dhe Driton Zyberi.
Formulimi muzikor është bërë nga Alfred Apolloni, derisa skenografia dhe kostumet nga Ben Apolloni.
Kjo shfaqje është përkrahur nga Shoqata “Kaçaniku” nga Zvicra. Po ashtu një falënderim për këtë shfaqje është bërë edhe për Hysen Shehu, Emrush Tafili dhe Semira Burrniku.
Ndërsa, nesër do të jepet repriza e parë. /FaktePlus