Sonte dalin rezultatet e 43 mostrave të dyshimta me Covid-19 nga Peja
Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Pejës, Petrit Loci, ka bërë të ditur se 43 mostra janë marrë në komunën e Pejës dhe janë dërguar për testim.
“Kemi marrë 43 mostra prej qytetarëve sot, të gjitha të dyshimta si raste kontakti me personat e prekur më herët nga një familje në B.T. ‘Kristali’ dhe nga një Market i madh në qytetin e Pejës.”-deklaroi Loci për ‘RADIO 1’.
Loci shtoi se të gjitha rezultatet pritet të dalin sonte.
“Po sonte pritet ti kemi rezultatet e tyre.”, tha ai.
Peja ka 21 raste të konfirmuara me Covid-19.