Sondazh: 27 % të qytetarëve mbështesin PDK-në për ta udhëhequr Qeverinë
Prej se kur Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Kosovës, partitë politike në vend kanë nisur propozimet e tyre se kush do të jetë në krye të Qeverisë në ardhje.
Për çka tashmë kanë nisur edhe sondazhe të ndryshme, të shoqërive civile, vetë partive politike por edhe të mediave.
E RTV Dukagjini ka nisur sondazhet e para për të kuptuar se kush mund të jetë pasuesi i mundshëm për kryeminstë dhe preferencat më të mëdha kanë rënë mbi pesë emra.
Sondazhi është realizuar gjatë ditës me 10 mijë respodentë.
Sipas sondazhit të prezantuar në emisionin Debat Plus, 27 përqind e qytetarëve kanë votuar pro PDK-së për ta udhëhequr Qeverinë e ardhshme.
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili ishte i ftuar në këtë debat, tha se kjo përqindje e sondazhit do të jetë edhe shumë më e thellë në rezultatin final të zgjedhjeve.
Ai tha se në qeverinë e re të PDK-së me Kadri Veselin kryeministër nuk do të mund të jetë asnjë zyrtar që ka ndonjë aktakuzë.