Sokol Haliti realizon mbi 200 projekte në mandatin e tij qeverisës
Kryetari i Komunës së Vitisë nga radhët e LDK-së, njëherit edhe kandidat për kryetar të zgjedhjeve të 17 tetorit, Sokol Haliti, ka njoftuar se gjatë qeverisjes së tij janë realizuar një mori projektesh.
Ai me anë të një baneri të cilin e ka publikuar në rrjetet sociale, ka treguar në qeverisjen e tij komunale ka realizuar 231 projekte.
Ndër këto projekte, Haliti thekson se 166 prej tyre janë projekte infrastrukturore, ndërsa 65 të tjera janë projekte në arsim, kulturë, sport, shëndetësi e bujqësi.
Ndryshe Haliti vlerëson se programi i radhës i tij qeverisës, po mirëpritet nga qytarët e Vitisë.