Sokol Haliti para banorëve të Dobreshit në Viti, bisedon për projektet e përfunduara dhe planin për 4 vitet e ardhshme
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë takimit me banorët e fshatit Dobresh, ka biseduar për investimet komunale që janë bërë në të kaluarën dhe gjithashtu ka prezantuar planin për investimet në të ardhmen.
Haliti ka falenderuar Dobreshin, për mikpritjen, teksa ka prezantuar edhe kandidatët për asamble që vijnë nga ky fshat.
Shkrimi i plotë:
Gjatë takimit me banorët e fshatit Drobesh,biseduam për investimet që janë bërë dhe shpalosa projektet që do t’i realizojmë gjatë mandatit të ri.
Gjithashtu prezentova edhe kandidatët për Asamblenë Komunale Isak Berisha dhe Zejnepe Osmani që vijnë nga ky lokalitet!
Faleminderit Drobesh për mikëpritje!S.H